Shqiptohen 186 masa në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 186 masa në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

MPB njofton se dje policia nga Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 186 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 186 masa.

Nga të cilat 74 për tejkalim të shpejtësisë, 15 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 1 masë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 8 masa për kundërvajtje për motoçiklistët.

Gjashtë masa janë shqiptuar për kalim në semafor të kuq, një masë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat