Edi Rama arriti në Shkup, pritet nga Artan Grubi

Shkupi

Edi Rama arriti në Shkup, pritet nga Artan Grubi

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:50
Foto nga vizita

Ka mbërritur para pak minutash në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama u prit zyrtarisht nga zv. kryeministri Artan Grubi.

Programi i vizitës së Ramës në Maqedoninë e Veriut parasheh një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski dhe më pas takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas takimit mes delegacioneve është paraparë drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat