LSDM: Me OBRM-në në krye, Shkupi vazhdimisht në kaos – kësaj radhe me mbeturinat

Shkupi

LSDM: Me OBRM-në në krye, Shkupi vazhdimisht në kaos – kësaj radhe me mbeturinat

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:05
LSDM

LSDM-ja pushtetare ka akuzuar sot OBRM-në opozitare në lidhje me situatën e fundit në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, ku shumë punonjësve iu ndërpre kontrata e punës. Sipas LSDM-së, Shkupit vazhdimisht i ndodh kaos i ri me OBRM-PDUKM-në, kësaj radhe me mbeturinat.

“Pushteti lokal i OBRM-së në Shkup është më i pazoti deri më tani.

Në vend të zhvillimit dhe modernizimit siç u premtoi qytetarëve Hristijan Mickoski kur kërkoi mbështetjen e tyre, kryeqytetit vazhdimisht po i ndodh kaos i ri, pa pushim.

Kësaj radhe OBRM-PDUKM ka krijuar kaos me mbeturinat, Shkupi po mbytet në mbeturina. OBRM duhet urgjentisht të marrë diçka, ta tejkalojë problemin dhe të sigurojë funksionalitetin e NP Higjiena Komunale”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat