Aerodromi kërkon që urgjentisht të gjendet zgjidhje për mbeturinat në Shkup

Shkupi

Aerodromi kërkon që urgjentisht të gjendet zgjidhje për mbeturinat në Shkup

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Ndaj situatës së fundit të krijuar në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” ka reaguar Komuna e Aerodromit. Nga kjo Komunë kërkojnë që Qyteti i Shkupit dhe “Higjiena Komunale” të gjejnë zgjidhje për mbeturinat e grumbulluara.

“Obligim dhe përgjegjësi e çdo menaxheri, përfshirë drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe kryetarët e Qytetit të Shkupit është të vendosin dhe mbajnë sistem për menaxhim adekuat të resurseve me të cilat disponojnë dhe në atë mënyrë të sigurojnë shërbim cilësor për qytetarët. Pastërtia, higjiena publike dhe mbajtja e mjedisit të shëndetshëm, është interes publik prej të cilit të gjithë kemi përfitime”, qëndron mes tjerash në reagim.

Thonë se qytetarët paguajnë taksën komunale dhe se përgjegjësi e Qytetit të Shkupit dhe Higjienës Komunale mbetet që të bëhet grumbullimi i mbeturinave dhe të pastrohet mjedisi.

“Kontenjerë të stërmbushur dhe era e keqe e cila shpërndahet në komunë është përgjegjësi e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”. Qytetarët me përgjegjësi dhe në kohë e paguajnë taksën komunale dhe ata meritojnë mjedis të pastër dhe të mirëmbajtur. Për këtë apelojmë deri te institucionet, të lënë anësh politikën dhe urgjentisht të gjejnë zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave”, thonë nga Komuna e Aerodromit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat