Ndalohet një 44-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Shkupi

Ndalohet një 44-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

MPB njofton se dje kanë kryer bastisje në një objekt në Vallkovë të Shkupit, në të cilën ka zbuluar lëndë narkotike.

Me datë 19.07.2023 në ora 06:40, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup e kanë ndaluar A.M.(44) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Volkovë të Shkupit, i kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marihuana dhe një peshore digjitale.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat