Shqiptohen 213 masa në Shkup, 111 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 213 masa në Shkup, 111 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (20.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 213 masa.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 masa, nga të cilat 111 masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Dhjetë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe pesë masa për kalim në semaforë të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat