Aksident mes dy vetura në autostradën për Shkup

Shkupi

Aksident mes dy vetura në autostradën për Shkup

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 08:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën për Shkup, konkretisht në Ferizaj.

Sipas fotografive që ka siguruar media nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve materiale që shihet se janë të mëdha, nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia e Kosovës.  Telegrafi do t’ju mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat