Prokuroria tregon si erdhi deri te lëndimi i tifozit bullgar në Shkup

Shkupi

Prokuroria tregon si erdhi deri te lëndimi i tifozit bullgar në Shkup

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 09:36
Shkup

Prokuroria Themelore Publike është njoftuar për ngjarjet e mbrëmshme në ngjeshjen në mes Shkupit dhe Sofjes, ndërsa theksojnë se po i ndërmarrin të gjitha masat për identifikimin e personave të përfshirë në incidentin në të cilin është lënduar një tifoz i klubit Levski nga Sofja.

Nga Prokuroria thonë se sipas informacioneve fillestare, ngjarja e therjes me thikë të tifozit bullgarë ka ndodhur teksa tifozët e KF “Levski” me dy automjete me targa bullgare kanë qenë duke lëvizur në afërsi të qendrës tregtare “Çairçanka”, ku janë përplasur verbalisht me kalimtarët dhe qytetarët.

“Tifozët bullgarë kanë ndaluar automjetet dhe kanë zbritur prej tyre, pas së cilës debati verbal është shndërruar në përleshje fizike me një grup shtetasish të cilët kanë dalë nga objektet përreth. Gjatë kthimit në makinë, një shtetas bullgar 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me një send të mprehtë në bark. Ai është konstatuar me lëndime të rënda trupore dhe është shtruar në spital. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ai është në gjendje stabile”.

“Për përcaktimin e identitetit të shtetasve pjesëmarrës në ngjarje dhe që sipas njohurive fillestare nuk kanë qenë pjesë e tifozëve vendas, si dhe për pastrimin e plotë të ngjarjes, nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës. Gjithashtu, janë siguruar video incizimet nga ambientet përreth dhe nga kamerat e sistemit “Qyteti i sigurt”, si dhe po kryhen veprime të tjera”, thonë nga Prokuroria.

Gjithashtu shtojnë se për pjesën tjetër të incidenteve që kanë të bëjnë me tifozët e FC Levski gjatë ditës së djeshme, prokuroria është njoftuar dhe janë proceduar kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat