Pensionistët sot protestuan në Shkup, kërkojnë rritje të pensioneve

Shkupi

Pensionistët sot protestuan në Shkup, kërkojnë rritje të pensioneve

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 12:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në “Parkun e Gruas” në Shkup është zhvilluar një protestë nga pensionistët, të cilët kanë kërkuar pensione më të larta.

Sipas pensionistëve, aktualisht nuk marrin pensione të larta për të pasur një jetë të mirë.

“Kërkojmë që pensioni minimal të jetë 25.000 denarë. Energjia elektrike është më e shtrenjtë, ngrohja qendrore dhe uji gjithashtu. Për të mos folur për ushqimin”, thotë një pensionist.

Ditët e kaluara ka pasur  protesta të pensionistëve edhe në qytete të tjera. Ata kërkuan rritje të pensioneve nga shtatori për 3.500 denarë, e jo vetëm për 6 për qind siç njoftuan nga Qeveria.

Pensionistët thonë se protesta nuk është partiake por për arsye ekzistenciale. Sipas tyre, shuma aktuale e pensioneve nuk mjafton për një jetë të denjë.

Sipas Metodologjisë së re për llogaritjen e pensioneve, në muajin mars pensioni mesatar u rrit nga 17.666 denarë në 19.150 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat