Arsovska dorëzon iniciativë për heqjen e emrit të Adem Demaçit në rrugën e Shkupit

Shkupi

Arsovska dorëzon iniciativë për heqjen e emrit të Adem Demaçit në rrugën e Shkupit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 16:12
Emri Adem Demaçi

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka dorëzuar iniciativën për rikthimin e emrit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase”, të cilin përbërja e mëparshme e këshillit e ka ndryshuar në “Adem Demaçi”, dhe për të cilën Qeveria dha pëlqimin për ndryshim, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

“U bëj thirrje të gjithë këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të votojnë për këtë propozim vendim, me të cilin do të korrigjohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarëve të “Brigadës së Dytë Maqedonase” të të gjitha etnive që dhanë jetën për mbrojtjen e Maqedonisë.

Apeloj që kjo iniciativë të mos politizohet apo keqpërdoret për ngritjen e tensioneve etnike, sidomos për faktin se shumica e heronjve, përveç maqedonasve, ishin edhe shqiptarë, romë dhe vllehë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë dënojmë, ashpër retorikën nacionaliste të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe dua t’i propozoj atij një iniciativë të re – emërtimin e një rruge në Prishtinë me emrin e revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, i cili dikur në mënyrë aktive bashkëpunoi me Hasan Prishtinën, Azem Bejtën dhe Bajram Curin në luftën kundër pushtimit të SKS-së. Për këtë bashkëpunim është marrë vendim nga Komiteti Qendror i OBRM-së, në të cilin person kontaktues është caktuar Petar Çaulev”, theksoi Arsovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat