Gjendet e vdekur një 37-vjeçare në Shkup

Shkupi

Gjendet e vdekur një 37-vjeçare në Shkup

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Një 37-vjeçare nga Shkupi, është gjetur pa shenja jete në banesën ku ka qenë duke e banuar.

Rasti në policinë e Shkupit është denoncuar gjatë mbrëmjes që lamë pas.

“Më 15.08.2023 rreth 23.20 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë në Shkup, në të cilën ka qenë duke qëndruar, ka ndërruar jetë A.C.(37) nga Shkupi.

Vdekje pa gjurmë të dhunës ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërkaq me urdhrin e prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion”, qëndron në buletinin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat