Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Nëpunës policorë të Skuadrës Operative të Hetimeve pranë SPB Shkup, Njësitit të Policisë Intevenuese pranë SPB Shkup dhe të Njësitit për Çështje Kriminalistike pranë NJPB Gjorçe Petrov, sot në ora 12:30 minuta në rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup, e kanë ndaluar O.E.(26) nga f. Krushopek-Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ai është kërkuar me urdhër gjyqësor në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë vjetëve për vepër penaletë kryer

“prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

Siç theksuan, i dyshuari do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues kompetent për vuajtjen e dënimit me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat