Bastisje në Shkup, arrestohen dy shpërndarës të drogës

Shkupi

Bastisje në Shkup, arrestohen dy shpërndarës të drogës

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka arrestuar sot dy dilerë të drogës, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, është gjetur drogë.

“Sot (24.08.2023) nëpunësit policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të palejuar me drogë, pas marrjes së njohurive paraprake dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.M. dhe M.M. nga Shkupi”.

“Gjatë bastisjes janë gjetur rreth një kilogram marihuanë, pluhur droge, dy peshore digjitale dhe shumë e lartë parash.

Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre, pas dokumentimit të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat