Të shtëna në një qendër tregtare në Shkup, nuk ka të lënduar

Shkupi

Të shtëna në një qendër tregtare në Shkup, nuk ka të lënduar

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në RMV ka konfirmuar se pasditen e sotme ka pasur të shtëna në garazhet e qendrës tregtare “East Gate” në Shkup.

Nga MPB thonë se nuk ka persona të lënduar.

“Ka denoncim për të shtëna në një qendër tregtare rreth orës 16:00. Nuk ka të lënduar”, thonë nga MPB.

Për momentin policia po heton ngjarjen. Deri më tani nuk ka të dhëna se kush ka qëlluar dhe cilat kanë qenë arsyet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat