236 shoferë të gjobitur në Shkup, 74 për vozitje të shpejtë

Shkupi

236 shoferë të gjobitur në Shkup, 74 për vozitje të shpejtë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 236 gjoba, nga të cilat 74 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 për vozitje mjeti pa patentë shofer, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur 24 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat