Shkup, dy vëllezër duke bërë kanosje me armë tentuan të fitojnë tenderin në shkollë

Shkupi

Shkup, dy vëllezër duke bërë kanosje me armë tentuan të fitojnë tenderin në shkollë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Prokuroria Publike Themelore ka filluar hetimet në lidhje me realizimin e një furnizimit publik që është realizuar nga një shkollë e Shkupit, ku dyshohet se ka pasur veprime të kundërligjshme.

Siç bëjnë të ditur nga PPTH-ja është miratuar Urdhri për realizimin e procedurave hetimore ndaj dy vëllezërve, të moshës 23 dhe 25 vjeç, për të cilët ekziston dyshimi se kanë bashkëvepruar në kryerjen e veprës penale që është e dënueshme në bazë të nenit 258, paragrafi 2 në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal.

Ata kishin sulmuar një person nga një subjekt tjetër juridik, pasi kishte reaguar në lidhje me një furnizim publik të realizuar nga shkolla, si e dëmtuar.

Prokuroria theksoi që për shkak ankesës, dy vëllezërit, si përfaqësues të kompanisë fituese nga Vizbegu, kishin shkuar ta kërcënojnë personin që ta largon ankesën. Ata në hapësirat e subjektit juridik, si mjete të kërcënimit kishin përdorur edhe armë zjarri.

“Pasi ekzistojnë mundësi që tregojnë rrezik për ikje, mundësi që të dyshuarit të ndikojnë te dëshmitarët dhe viktimat, por edhe të përsërisin veprën, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale në Shkup, pasdite ka propozuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit”, deklaroi Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat