Kapen 8 emigrantë nga Siria, arrestohet një person nga Shkupi

Shkupi

Kapen 8 emigrantë nga Siria, arrestohet një person nga Shkupi

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Policia sot rreth orë 08:00 në afërsi të fshatit Bogorodicë kanë kapur 8 emigrantë nga Siria, të cilët ishin brenda një automjeti të tipit “Ford Mondeo”.

Nga MPB thonë se është arrestuar shoferi i veturës. 40-vjeçari P.R. nga Shkupi.

“Vetura është ndalur në rrugën rajonale 103, në afërsi të pikës pahesore Smokvicë, ku është konstatuar se drejtohej nga P.R.(40) nga Shkupi.

Ndërsa në afërsi janë gjetur 8 emigrantë ilegal nga Siria, për të cilët ekziston dyshimi i se janë shkarkuar nga automjeti pak para se të ndalohej”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat