Digjet një banesë në Shkup, gjendet i vdekur një person

Shkupi

Digjet një banesë në Shkup, gjendet i vdekur një person

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Një person e ka humbur jetën në një zjarr, i cili shpërtheu në një banesë në rrugën “Isaija Mazhovski” në lagjen Hrom të Shkupit.

Nga Bdigada Zjarrfikëse e Shkupit për AIM thonë se denoncimin për zjarrin e kanë marrë në ora 09:35 ditën e sotme.

“Kemi intervenuar me tre makina zjarrfikëse, ndërsa zjarri ishte në katin e katërt të një ndërtese pesëkatëshe. Kemi gjetur banesën e djegur plotësisht, ndërsa tymi dilte nga dritaret”, tha Zvonko Tomeski.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa nuk raportohet për persona tjerë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat