Bastisje në Shkup, konfiskohet drogë – arrestohet një person

Shkupi

Bastisje në Shkup, konfiskohet drogë – arrestohet një person

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se sot (27.09.2023) rreth orës 13:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Kundërligjshëm në bashkëpunim me Njësinë për Trafikim të Paligjshëm me Droga në SPB Shkup në zonën e vendbanimit Shkup, Autokomandë, kanë arrestuar D.T. nga Shkupi.

“Me përdorimin e një qeni zyrtar nga Njësia e Qenve të Shërbimit në dy dhomat e bodrumit të një ndërtese në Autokomandë që e ka përdorur D.T u zbulua droga.

Janë gjetur pesë pako me marihuanë me një sasi totale rreth një kilogram dhe një kavanoz me rreth 100 gramë amfetaminë, si dhe një peshore dixhitale dhe pajisje për përgatitjen e paketimeve të vogla për shitje në rrugë”.

Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat