Qehaja: Bartësit e Institucioneve në Shkup “të dëgjojnë më shumë Kosovën”

Shkupi

Qehaja: Bartësit e Institucioneve në Shkup “të dëgjojnë më shumë Kosovën”

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:48
Qehaja

Ndaj Kosovës, “jo gjithmonë vullneti i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut reflektohet në politikat e bartësve të institucioneve të vendit”, kështu konstatoi në një intervistë për “Programi 200” ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, e cila do transmetohet sot në ora 18.00.

Ai flet pas zhvillimeve të para një jave në veri të Kosovës, ku pati një përplasje mes policisë së Kosovës dhe një grup terrorist.

Sipas ambasadorit Qehaja edhe pse ka një bashkëpunim të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Shkupit.

Serish ai thotë se bartësit e institucioneve duhet të dëgjojnë më shumë storjen e Kosovës, aq më shumë në këtë periudhë delikate./ALSAT.M/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat