PTHP – Shkup: Nëna shkakton zjarrin për të mbuluar gjurmët e vrasjes së të birit

Shkupi

PTHP – Shkup: Nëna shkakton zjarrin për të mbuluar gjurmët e vrasjes së të birit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike – Shkup është duke vepruar pas kallëzimit penal lidhur me ngjarjen e 22 shtatorit, kur pas një zjarri të shkaktuar në një banesë në Shkup, ishte gjetur trupi i pajetë I pronarit 36-vjecar të banesës me shenja të dhunës.

PTHP-ja thotë se dëshmitë e siguruara japin dyshime të bazuara për një të dyshuar si kryerës I veprës penale – vrasje makabre, përcjellë Klan M. I dyshuari veprën e ka kryer pas një zënke të shkurtër me viktimën, duke e privuar nga liria me më shumë se 45 goditje në qafë dhe trup.

“Pas ngjarjes ai disa herë ka i është paraqitur nënës së tij, e cila në një pompë benizne kishte blerë 1.5 litër karburant dhe së bashke me të birin kanë shkaktuar zjarrin me qëllim që t`i mbulojnë gjurmët e vrasjes makabre. Me shkaktimin e zjarrit kanë shkaktuar edhe rreziqe për jetën qytetarëve tjerë që jetonin në ndërtesë” – thonë nga PTHP.

PTHP-ja siç njofton Klan M, thotë se kundër të dyshurit I cili nuk është I kapshëm për organet e ndjekjes do të ngriten hetime për veprën penale – vrasje, kurse Prokuroria do të propozojë paraburgimin si masë sigurimi pas kapjes së tij dhe privimit nga liria.

Ndërkohë, për nënën e tij 59-vjecare, si bashkëkryerëse, është ngritur procedura për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Ajo është privuar nga liria dhe me propozim të Prokurorit Publik është në paraburgim 30 ditësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat