Kapen 11 imigrantë nga Siria, ndalohet një 63-vjeçar nga Shkupi

Shkupi

Kapen 11 imigrantë nga Siria, ndalohet një 63-vjeçar nga Shkupi

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

MPB njofton se sot është ndaluar një 63-vjeçar nga Shkupi, për shkak se është kapur duke transportuar 11 imigrantë ilegal nga Siria.

“Sot (02.10.2023) rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Stojakovë-Bogdanci, zyrtarët policorë të Njësitit kundër emigracionit në Bogorodica kanë ndaluar shtetasin M.S. (63) nga Shkupi, i cili me një kamion të tipit “Man” me targa të Shkupit transportonte 11 emigrantë nga Siria.

Pas ndalimit të automjetit, policët kanë vënë re një dhomë të fshehtë midis kabinës dhe hapësirës së ngarkesave, ku pas ekzaminimit të detajuar janë gjetur 11 imigrantët”, njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentacionit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat