Aksident në Shkup, lëndohet një motoçiklistë

Shkupi

Aksident në Shkup, lëndohet një motoçiklistë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

MPB-ja informon se herët në mëngjesin e sotëm në ora 04:45 në SPB Shkup është paraqitur se në udhëkryqin nga rr. “Kozle” dhe rr. “Vojvoda Vasil Çakalarov”, M.L.(18) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “Piaggio” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit drejtuesi M.L. është dërguar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar se ka marrë plagë të rënda.

Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll në vendin e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat