Në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit nesër nuk do të ketë ngritje dhe ulje nga ora 11:00 deri në 17:00

Shkupi

Në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit nesër nuk do të ketë ngritje dhe ulje nga ora 11:00 deri në 17:00

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Sindikate kontrollorëve të trafikut ajror në Maqedoni ka njoftuar Eurokontrol-in se nesër nga ora 11:00 deri në 17:00 nuk do të ketë ulje dhe ngritje nga aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Ndonëse dje nga M-NAV në media u dërguan informacione se greva e paralajmëruar për nesër është pezulluar, sot mendim tjetër ka kryetari i Sindikatës për kontrollin e trafikut ajror Aleksandar Tasevski.

Ai ka mohuar deklaratat e drejtorit Fahrudin Hamidi se kërkesat e sindikatës janë pranuar dhe se është arritur marrëveshje.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se informacioni i dërguar dje nga Bordi i Drejtorëve të M-NAV-së, siç raportojnë media të caktuara, se kërkesat e Sindikatës janë pranuar dhe se është arritur marrëveshja për shkak të së cilës greva e paralajmëruar është caktuar për datën 12.10.2023 në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00 është tërësisht e pavërtetë dhe dezinformim për publikun që jo vetëm ngatërron të gjithë pasagjerët që kanë planifikuar udhëtimin e tyre gjatë ditës së nesërme, por edhe linjat ajrore, dhe çfarë është më shumë rezulton në kaos të panevojshëm për shkak të pamundësisë për planifikimin e duhur të fluturimeve të prekura”, tha Aleksandar Tasevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat