Fillon sezoni i ngrohjes në Shkup, çmimi për momentin mbetet i njëjtë

Shkupi

Fillon sezoni i ngrohjes në Shkup, çmimi për momentin mbetet i njëjtë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Sezoni i ngrohjes në Shkup fillon sot dhe do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm.

Ndërsa çmimi për energjinë termike të konsumuar për momentin mbetet i njëjtë.

Nga Komisioni Rregullator për Energji informojnë se:

"Sipas rregullave për furnizim me energji termike dhe Sistemit tarifor për shitjen e energjisë termike, sezoni i ngrohjes në Shkup fillon më 15 tetor 2023 dhe përfundon më 15 prill 2024 me mundësi zgjatjeje edhe për 15 ditë, varësisht nga temperaturat e jashtme."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat