Mbyllen disa rrugë në Shkup, do të mbahen prova për ushtrime simulues në raste emergjente

Shkupi

Mbyllen disa rrugë në Shkup, do të mbahen prova për ushtrime simulues në raste emergjente

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Në Shkup sot nga ora 9 deri në 14 do të jenë të mbyllura për qarkullim disa udhëkryq.

Gjatë asaj periudhe do të mbahet edhe një provë e përgjithshme për ushtrimin simulues në situatë emergjente – tërmet “Reagimi Humanitar 2023”, e planifikuar për datën 18 të këtij muaji, e organizuar nga Kryqi i Kuq i RMV-së, nën kujdesin e presidentit të shteti në Parkun e Qytetit të Shkupit.

Për këtë aktivitet, pritet të ketë kufizime në funksionimin e bulevardit:

“Ilinden”, “Shën Kliment Ohri”, “Franklin Ruzvelt”, “Blenski Dogovor”, “Nikolla Tesla”, “Naum Naumovski Borçe”, “Jordan Haxhikonstantinov- Xhinot”, “Orce Nikollov”, “Leninova”, “8 Shtatori” dhe “Ilinden”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat