Ndalohet një 47-vjeçar nga Shkupi, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Shkupi

Ndalohet një 47-vjeçar nga Shkupi, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

MPB njofton se sot zyrtarët policorë kanë ndaluar një 47-vjeçar nga Shkupi, për të cilën kishte urdhërarrest.

“Sot (26.10.2023), zyrtarët policorë të Ekipit Operativ të Kërkimit dhe nga DPB Gazi Baba në ora 12:45 në rrugën “Butelska” në Shkup kanë ndaluar O.M. (47) nga Shkupi.

I cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup ishte kërkuar për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vjetësh, në lidhje me nenin 144 të KP të RMV-së.

Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat