Rasti “Zinxhiri”, shqiptohen 13 paraburgime efektive dhe një arrest shtëpiak

Shkupi

Rasti “Zinxhiri”, shqiptohen 13 paraburgime efektive dhe një arrest shtëpiak

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 14:23
Gjykata Penale e Shkupit

Gjykata Penale e Shkupit ka konfirmuar se janë pranuar kërkesat nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe janë shqiptuar 13 paraburgime efektive, një paraburgim shtëpiak dhe 12 masa të kujdesit lidhur me të dyshuarit në rastin “Zinxhiri”.

Në aksionin “Zinxhiri”, që u zbatua dje në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër, janë përfshirë 26 persona fizikë dhe 28 juridikë, të cilët dyshohen për shoqërim kriminel, fshehje të tatimit dhe larje të parave.

Nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dje informuan se gjatë bastisjeve të kryera, u sigurua dokumentacion shtesë, i cili do të jetë lëndë e përpunimit.

Janë arrestuar 20 persona të dyshimtë nga Negotina, Kavadari, Manastiri, Ohri dhe Shkupi, ndërsa gjashtë janë të pakapshëm për organet e ndjekjes.

“Të dyshuarit me të gjitha veprimet e ndërmarra kundërligjpore, në emër dhe në llogari të personave penalisht përgjegjës juridikë në pronë të tyre dhe menaxhim, nuk kanë llogaritur dhe nuk kanë paguar tatim – të dhëna, për të cilat ligjërisht kanë qenë të obliguar. Në këtë mënyrë, me qëllim që për vete të përfitojnë dobi kundërligjore pronësore, të dyshuarit kanë shkaktuar dëm në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vlerë të përgjithshme prej 490.808.618,00 denarë ose 7.980.627 euro”, njoftoi Prokuroria në kumtesën e djeshme.

Njëherit, siç kumtuan nga prokuroria, në periudhën kohore prej 22.10.2022 deri 31.12.2021, në Negotinë, Strumicë, Shkup, Shtip dhe në Veles tre organizatorët e shoqërimit kriminel dhe katër pjesëtarë të dyshuar të shoqërimit kriminel, me qëllim që ta fshehin prejardhjen e mjeteve financiare dhe lëvizjen e tyre, kanë lëshuar në qarkullim, kanë marrë para, kanë kryer transferim të parave dhe kanë ngritur mjete të gatshme në vlerë të përgjithshme prej 40.046.815,00 denarë ose 651.168 euro, për të cilat kanë ditur se janë furnizuar me vepër penale Fshehje të tatimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat