Shqiptohen 263 masa në Shkup, 111 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 263 masa në Shkup, 111 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (05.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 263 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 263 masa.

Nga të cilat 111 masa për tejkalim të shpejtësisë, 19 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 11 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 34 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat