Policia në Shkup gjobit 296 shoferë, 77 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Policia në Shkup gjobit 296 shoferë, 77 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (06.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 296 gjoba, nga të cilat 77 sanksione për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur 16 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 21 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 12 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat