Bastisje në Shkup, arrestohen dy persona për falsifikim parash

Shkupi

Bastisje në Shkup, arrestohen dy persona për falsifikim parash

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup dje (16.11.2023) ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave A.I. (18) dhe Z.A. (42) nga Shkupi.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer “falsifikim parash” nga neni 268 i Kodit Penal.

“Gjegjësisht, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga punonjësit e policisë, gjatë kontrollit të automjetit, te personat janë gjetur para të falsifikuara në vlerë prej 3500 dollarësh në prerje prej 100 dollarësh, e më pas janë ndaluar në stacionin policor”.

“Pas kontrollit në tri lokacione në Shkup, një personi i janë gjetur dhe konfiskuar 1100 euro, që dyshohet se është nga vepra penale e kryer nga personat e arrestuar”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat