Shqiptohen 193 masa në Shkup, 47 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 193 masa në Shkup, 47 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushë e komunikacionit, me çka ka shqiptuar 193 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 masa, nga të cilat 47 masa për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 10 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat