Grabitet një këmbimore në Shkup

Shkupi

Grabitet një këmbimore në Shkup

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 09:26
Policia

Një grabitje me armë ka ndodhur dje pasdite në një këmbimore në lagjen “Taftalixhe 2” të Shkupit. Sipas informacioneve dy persona të armatosur kanë kërcënuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë.

“Me datë 22.11.2023 rreth orës 13:50 në SPB Shkup është raportuar se në një këmbimore në komunën e Karposhit, dy persona nën kërcënimin e armës i kanë marrë para nga punonjësi.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ende nuk ka të dhëna se sa para janë vjedhur. Punonjësja që punon në këmbimore nuk ka pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat