Ndalohen disa persona në Shkup, me anë të kërcënimeve kanë grabitur një 20-vjeçar

Shkupi

Ndalohen disa persona në Shkup, me anë të kërcënimeve kanë grabitur një 20-vjeçar

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:29
Policia

MPB njofton se dje në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga DPB Karposh dhe njësitit për ndërhyrje policore në kuadër të SPB Shkup kanë ndaluar G.SH.(19), R.M.(18), N.T.(18) dhe tre të mitur, të gjithë nga Shkupi.

“Ata dyshohen se rreth orës 19:30 në Parkun e Qytetit në zonën e Karposhit kanë kërcënuar A.T.(20) nga fshati Rzhaniçin i Shkupit, ndërsa i kanë marrë para dhe sende personale.

Prona e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik do të dorëzohet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat