Policia në Shkup ka gjobitur 120 shoferë, tetë për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Policia në Shkup ka gjobitur 120 shoferë, tetë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (24.11.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 gjoba.

Nga gjobat e shqiptuara tetë kanë qenë për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat