Dje 129 shoferë të gjobitur në Shkup, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Shkupi

Dje 129 shoferë të gjobitur në Shkup, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba, nga të cilat 13 për vozitje pa patentë shofer, 12 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat