Aksident në Shkup, lëndohen pesë adoleshente

Shkupi

Aksident në Shkup, lëndohen pesë adoleshente

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Pesë vajza adoleshente janë lënduar në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Aerodrom të Shkupit, njoftojnë nga MPB.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditë së diel, në orën 3:25.

“Sot (26.11.2023) në ora 03:25 minuta është raportuar se në Shkup, në kryqëzimin e rrugëve “Simeon Kavrakirov” dhe “Veniamin Macukovski”, automjeti “Porsche” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.C. (19) nga Shkupi, ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë A.C. dhe S.P.(18), ndërsa tre udhëtarë të tjerë J.M.(18), E.B.(18) dhe AM.K.(18), të gjithë nga Shkupi, kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum i Ohrit””, njoftojnë nga SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat