Sekuestrohen 50.600 euro të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Shkupi

Sekuestrohen 50.600 euro të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Drejtoria Doganore njoftojnë se janë sekuestruar 50.600 euro.

Kjo pasi pasagjeri nuk i ka paraqitur te doganierët në njësinë doganore Aeroport Shkup me hyrjen në vend.

“Pasagjeri që po udhëtonte nga Stambolli në hyrje vendosi të kalonte përmes një kanali të gjelbër ku kalojnë njerëzit që nuk kanë asgjë për të raportuar.

Doganierët e përzgjodhën për ekzaminim dhe në bagazhin e tij personal iu gjetën valutë në vlerë prej 60.600 euro”, thuhet në deklaratën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat