Në Shkup u sanksionuan 254 vozitës, 53 për shpejtësi tej normave të lejuara

Shkupi

Në Shkup u sanksionuan 254 vozitës, 53 për shpejtësi tej normave të lejuara

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 08:56
Policia

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 254 masa, nga të cilat 53 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalimi në dritë të kuqe, 20 masa për mospërdorimin e rripit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat