Bashkia e Shkupit: Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

“Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni dhe as në botë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Nga Bashkia thonë se janë lajme të rrejshme ato që e nxjerrin Shkupin si qytetin më të ndotur në vend dhe në botë.

Këtë mëngjes, si çdo ditë tjetër që nga fillimi i sezonit të ngrohjes, jemi dëshmitarë të lajmeve të rreme se në shekullin e 21-të, në epokën e teknologjisë së informacionit, kur të dhënat dhe e vërteta janë në dispozicion të të gjithëve, mund të verifikohen. Përkatësisht, nevoja për përhapjen e gënjeshtrës sensacionale për gjoja ndotjen e qytetit të Shkupit është e pakuptueshme për ne, sidomos për faktin se shërbimi global monitorues “WAQI”, i cili tregon të dhëna në kohë reale për nivelin e ndotjes në të gjithë qytetet në botë, tregon qartë se Shkupi nuk është as qyteti më i ndotur në Maqedoni dhe as në botë. Po ashtu, e njëjta gjë konfirmohet edhe në stacionet matëse kombëtare”, thonë nga Bashkia.

Si qytetet më të ndotura në Maqedoni në 48 orët e fundit, ata tregojnë për Kavadarin, Strumicën dhe Tetovën.

Ndryshe, sipas faqes “IQ Air”, sot në mëngjes Shkupi ishte qyteti i dhjetë më i ndotur në botë, ndërsa pasditen e sotme u ngjit në vendin e gjashtë.

Stacioni për matjen e cilësisë së ajrit në Shkup në orën dhjetë të mëngjesit të sotëm ka matur ndotje të lartë prej 189,51 mikrogramë për metër kub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat