Inspektorët financiarë po kontrollojnë thirrjen publike për dekorimin e Vitit të Ri të Qytetit të Shkupit

Shkupi

Inspektorët financiarë po kontrollojnë thirrjen publike për dekorimin e Vitit të Ri të Qytetit të Shkupit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Inspektorët e Drejtorisë së Policisë Financiare kanë hyrë sot në qytetin e Shkupit për të kontrolluar se si është realizuar dekorimi i kryeqytetit për Vitin e Ri, konfirmojnë për AIM-në nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Drejtoria e Policisë Financiare nuk jep më shumë detaje, duke theksuar se hetimi paraprak është sekret dhe pas përfundimit të hetimeve do të jepen masat e duhura ligjore.

“Duke pasur parasysh se të gjitha veprimet e ndërmarra në procedurë para hetimore, konform nenit 289 të Ligjit për Procedurën Penale, konsiderohen të fshehta, për kallëzimet e pranuara dhe dijeninë për veprime të mundshme të inkriminuara nga personat përgjegjës, Drejtoria e Policisë Financiare do të dorëzojë parashtresën përkatëse me shkrim te prokurori publik kompetent”, thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat