Natalija Mitovska u emërua sekretare e re e Qytetit të Shkupit

Shkupi

Natalija Mitovska u emërua sekretare e re e Qytetit të Shkupit

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit njofton se sot ka shkarkuar sekretarin e Komunës së Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov dhe në vend të tij do të vjen Natalija Mitovska.

“Natalija Mitovska do të emërohet sekretare e re e qytetit të Shkupit. Mitovska ishte bartëse e pozitave të larta drejtuese në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Që nga viti 1998 punon si këshilltare e Nënkryetarit të Qeverisë, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka qenë ndihmës ministre e Punëve të Brendshme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime evropiane.

Mitovska ka qenë edhe këshilltare e drejtorit të përgjithshëm të ELEM-it nga viti 2015-2019 gjatë periudhës kur kompania ka shënuar rezultatet më të mira ekonomike dhe operative, ka përvojë në sektorin privat me pozita të larta ekzekutive, si dhe punë si asistent profesor i Shkenca Politike”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat