Konfiskohen mjete piroteknike në Shkup, arrestohet një 25-vjeçar nga Zajasi i Kërçovës

Shkupi

Konfiskohen mjete piroteknike në Shkup, arrestohet një 25-vjeçar nga Zajasi i Kërçovës

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 10:01

Zyrtarët policorë mbrëmë në rrugën “Samoilova” kanë ndaluar një person, për shkak të kontrabandës me mjete piroteknike.

Siç njoftojnë nga policia bëhet fjalë për D.A (25) nga fshati Zajas i Kërçovës.

“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën ‘Samoilova’ në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike”.

“Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat