LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së nuk ndërmarrin asgjë kundër ndotjes së ajrit në Shkup

Shkupi

LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së nuk ndërmarrin asgjë kundër ndotjes së ajrit në Shkup

Më: 4 janar 2024 Në ora: 10:52
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se qytetarët e Shkupit thithin ajër të ndotur, ndërsa kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së nuk bëjnë asgjë.

Nga LSDM thonë se përveç shumicës në Këshillin e Qytetit të Shkupit, OBRM-PDUKM-ja ka mbi 500 anëtarë në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse në ndërmarrjet publike.

“OBRM-PDUKM ka kryetar komunash në Aerodrom, Kisella Vodë, Gazi Babë, Butel, Gjorçe Petrov dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë asgjë edhe pse i ka kaluar gjysma e mandatit. Fjalë për fjalë nuk po bëhet asgjë nga OBRM-PDUKM kundër ajrit të ndotur. Nuk ka hapësira të reja të gjelbra, nuk ka pemë të reja. Deponitë nuk pastrohen, rrugët nuk pastrohen, nuk ka projekte mjedisore, nuk ka investime për mbrojtjen e mjedisit, por paratë janë vazhdimisht në rënie”.

“Nuk ka masa për uljen e ndotjes aktuale, as zgjidhje afatgjata për t’u përballur me ndotjen në Shkup. Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së në Shkup janë të interesuar për tenderë, komisione, orë të shtrenjta, ndërsa qytetarët janë në vendin e fundit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat