Gripi dhe ndotja e ajrit mbushin klinikat në Shkup

Shkupi

Gripi dhe ndotja e ajrit mbushin klinikat në Shkup

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:51
Shkup

Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë kontrolluar 22 persona me simptoma të gripit, ndërsa nga fillimi i vitit gjithsej 47, njoftoi drejtoresha Milena Stevanoviq.

Ajo tha se në Klinikën Infektive të Shkupit mbrëmë janë pranuar dy pacientë me Covid, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por me një sëmundje tjetër bazë.

“Në klinikë kemi gjithsej katër pacientë”, tha Stevanoviq.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, konfirmoi se virusi Covid është ende i pranishëm në Maqedoni.

Ai tha se nga 25 deri më 31 dhjetor janë regjistruar gjithsej 72 raste me Covid-19, nga të cilët më së shumti raste janë në Shkup, 39, pasuar nga Prilep me 12 dhe Ohër me 10.

Në këtë periudhë të ngarkuar është edhe klinika e fëmijëve “Kozle”. Aty në seksionin ambulator-poliklinikë janë në baza ditore deri në 200 fëmijë, të cilët kalojnë nëpër ambulancat konsultuese.

Doktoresha Mirjana Popovska, pediatre specialiste në këtë spital, tha për AIM se aktualisht janë rreth gjashtëdhjetë fëmijë të hospitalizuar.

“Më shpesh bëhet fjalë për infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Kategoria më e cenueshme, më e prekura janë foshnjat deri në një vjeç”, sqaroi Popovska.

Ajo shtoi se në dhjetor kanë pasur afërsisht të njëjtin numër pacientësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat