Gjendet i vdekur një person në Shkup

Shkupi

Gjendet i vdekur një person në Shkup

Më: 8 janar 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Sipas raportit të fundit policor, mbrëmë është gjetur një trup i pajetë në Shuto Orizare të Shkupit.

“Më 07.01.2024 në ora 21:40 në SPB Shkup është denoncuar se n ë Shtuo Orizare është gjetur i vdekur Z.M (43) nga Shkupi”, thuhet në raportin policor.

Në vendngjarje nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja dhune.

“Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me urdhër nga prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat