Bastisje në Draçevë të Shkupit, u gjet pushkë dhe patronë

Shkupi

Bastisje në Draçevë të Shkupit, u gjet pushkë dhe patronë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Nëpunës policorë nga SPB Shkup, Njësiti për trafikim të paligjshëm, kanë privuar nga liria personin Z.M.(46) nga Draçeva, Shkup.

Siç bënë të ditur nga MPB-ja, pas informacioneve paraprake dhe urdhëresës së pranuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në banesën e tij është kryer bastisje.

Siç thuhet në raport, gjatë kryerjes së bastisjes  janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 44 patronë gjuetie.

Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat