109 gjoba për shoferët në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

109 gjoba për shoferët në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (09.01.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 masa, nga të cilat 20 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për vozitje pa patentë shofer, 3 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), pesë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat