Një person ka goditur një biçiklist në Shkup dhe ka ikur

Shkupi

Një person ka goditur një biçiklist në Shkup dhe ka ikur

Më: 14 janar 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Më datë 13.01.2024 në ora 20:30 në Shkup është raportuar se në kryqëzimin nga rrugën “1” dhe rrugën “7” në Lisiçeja e poshtme, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një automjet ka goditur biçikletën e drejtuar nga S.J.(61) nga Shkupi.

Pas së cilës mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.J., i diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat