Burri sulmon gruan e tij në vendin e punës

Shkupi

Burri sulmon gruan e tij në vendin e punës

Më: 7 maj 2024 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Ajo u sulmua teksa ka qenë në vendin e punës, njofton MPB.

“Me datë 06.05.2024 në ora 19:45 në SPB Shkup, një 35 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:30 në vendin e saj të punës, në një qendër tregtare në zonën e komunës së Aerodromit, pas një debati, ajo është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti I.C (39) nga Shkupi”.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat